Kalo te përmbajtja

Rreth nesh

Mëso gjuhën për atë që synon

Stellar Language Academy ofron mësime online, individualisht dhe në grup, për adoleshentë, studentë dhe të rritur. Të ndihmojmë të komunikosh më lirshëm dhe të përgatitesh për studime apo punë, duke u nisur nga niveli, nevojat dhe qëllimet e tua.

Besojmë se gjuha mësohet duke e përdorur. Përmes situatave praktike nga përditshmëria, studimet dhe puna, krijojmë një mjedis ku mund të pyesësh, të praktikosh dhe të mësosh nga gabimet.

Ofrojmë kurse online të anglishtes së përgjithshme, bisedimit dhe anglishtes për punë, si edhe përgatitje për Cambridge, IELTS, TOEFL, Maturën në anglisht dhe SAT Reading and Writing. Gjithashtu, ofrojmë shqip për të huajt që dëshirojnë të njohin më nga afër gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Qëllimi yt në qendër

Mësimi përshtatet me nivelin dhe synimet e tua.

Praktikë me kuptim

Zhvillon aftësi gjuhësore që mund t’i përdorësh në situata reale.

Liri për të pyetur

Ke hapësirë për të kërkuar sqarime dhe për të praktikuar lirshëm.

Shiko kurset dhe na shkruaj që të gjejmë së bashku pikën tënde të nisjes.